Këshilli i Lartë Gjyqësor gjatë mbledhjes së sotme ka vendosur që të shtyjë seancën e dhënies së vendimit për gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha.

Nënkryetari i KLGJ, Maks Qoku ka thënë se seanca do të shtyhet me 25 shkurt dhe avokati duhet të depozitojë mbrojtjen me shkrim më 23 shkurt.  Më tej Qoka ka theksuar se Magjistratja duhet  të saktësojë vullnetin për të qenë në seancë dhe sa i takon kërkesave të tjera, ato të diskutohet pas paraqitjes së mbrojtjes.

Por çfarë i ka shkruar Ekeljeda Hoxha, KLGJ-së një ditë para se të mbahej seanca për të? Në letrën e siguruar nga Top Channel, Enkelejda Hoxha tashmë e pezulluar nga detyra e saj ka shkruar me dorë nga burgu këto fjalë:

“Sot me datë 15.02.2021 u njoftova me shkrim përcjellë nga KLGJ mbi pjesëmarrjen time në seancë të caktuar për të tu paraqitur në datë 16.02.2021 ora 11:00, ju informoj se e ndodhur para disa kushteve të krijuara ditët e fundit ju deklaroj se në atë seancë do të paraqitet avokati im Ardian Visha”

Avokati i saj, gjatë seancës së sotme kërkoi pezullim të procesit pasi sipas tij, magjistratja duhet të jetë në seancë dhe duhet kohë për mbledhjen e provave dhe për një propozim drejtuar ILD-së për marrëveshje.

Ndërkohë Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani nuk ra dakord me avokatin duke thënë se: ”Nuk jam dakord për shtyrjen. Procesi i rregullt ligjor përfshin edhe mbrojtjen nga avokati. Elementët e procesit të rregullt ligjor përmbushen me prezencën e avokatit.”

“Sa i takon kohës që kërkohet për t’u njohur me faktet, dua të kujtoj se hetimi ndaj magjistrates ka nisur më 16 korrik 2020, pra prej asaj date magjistratja është ajo njohur me dokumentet që ILD kishte në dispozicion dhe magjistratja ka pasur mundësi e kohë për mbrojtjen. Edhe avokati ka pasur kohë sepse është caktuar më 27 janar.”

“Sa i takon marrëveshjes që përmendi avokati, unë nuk kam asnjë propozim zyrtarisht. Kur ta kem do e shqyrtoj edhe pse Inspektori i Lartë i Drejtësisë është i qartë për këtë çështje.” ka thënë Metani.

Këshilli pas kësaj është tërhiqet për konsultim ku më pas vendosi që seanca të shtyhej.

Gjyqtarja Hoxha njihet si ‘avokatja mbrojtëse’ që ka mundësuar lirimin e parakohshëm të disa kriminelëve të dënuar me burgim të përjetshëm.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar më herët masën e sigurisë arrest në burg për shtetasen Enkelejda Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim.

Hoxha ka liruar nga burgu Endrit Doklen, Hekuran Billon, Genc Tafilin dhe Ilir Pajën, përmes një skeme të njëjtë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA