Wake Up/ Eksperti Prifti: Shpenzimet e një beqari janë “tmerr”. Ka 40-vjeçarë që jetojnë akoma me mamin

15/02/2021 13:27

Një ditë më parë, të gjithë të dashuruarit festuan Shën Valentinin ndërsa sot është Shën Faustini, dita e të gjithë beqarëve.

Në një kryqëzim të thjesht të dhënash zyrtare që bëri “Wake Up”, rezulton se njerëzit që janë më produktivë, që punojnë më shumë dhe më kollaj orë të zgjatura pune jashtë orarit, që paguajnë përgjithësisht më shumë taksa, që shpenzojnë më shumë sidomos për argëtim, pra ata lëvizin një pjesë të mirë të zinxhirit ekonomik në Shqipëri, janë në një pjesë të madhe beqarë.

Sipas INSTAT, mosha mesatare e martesës për shqiptarët u rrit në 30.4 vjeç për meshkujt dhe 25.1 vjeç për femrat që nga viti 2016 e në vazhdim. Mosha mesatare e martesës është rritur vazhdimisht që nga viti 1990, kur djemtë martoheshin mesatarisht në 27.3 vjeç, ndërsa vajzat në 23 vjeç.

Nga ana tjetër, grupmoshat e reja deri në 34 vjeç shpenzojnë më shumë për argëtim. Anketa e Nivelit të Jetesës së INSTAT, tregon se gjatë vitit 2019 të rinjtë deri në moshën 24 vjeç kishin shpenzimet më të larta për argëtim, me rreth 11 për qind të shpenzimeve të tyre mujore. Grupi i tjetër i popullatës në moshë të re, me shpenzimet më të larta për argëtim (rreth 6.4 % të shpenzimeve të tyre mujore) ishte ajo 25-34 vjeç.

I ftuar në “Wake Up”, eksperti i ekonomisë, Rezart Prifti theksoi se 1/3 e popullsisë rinore në Shqipëri është kot, pra pjesa më aktive 18-34 vjeç janë më pak produktivë.

“Po të shohim statistikat, mbi 54% e martesave ishin me femra poshtë 24 vjeçe. E kuptoni çfarë do të thotë ta mbyllësh jetën që në këtë pikë? Pa e nisur fare. Është rritur mesatarisht numri i moshës së burrave që martohen, mbi 30 vjeç.

Tentojnë të marrin më të vogla dhe diferenca e moshës është përherë një problem. Janë dimensione të ndryshme që nuk para e kuptojnë njëri-tjetrin. Kanë dimensione të tjera për jetën. Mosha nga 18-34 vjeç, ne e kemi përqindjen më të lartë të papunësisë në botë. Kemi edhe mosangazhimin më të lartë që nuk je as në punë, as në shkollë, as i angazhuar gjetiu dhe 1/3 e popullsisë rinore është kot. Shpenzimet e një beqari janë tmerr. Ka persona 40 vjeç që jetojnë me mamin”, theksoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA