Pse ishte frikësuar Fauci të punonte gjatë pandemisë në Shtëpinë e Bardhë nën presidencën e Trumpit?

15/02/2021 18:16

Fauci ishte frikësuar se mund të infektohej me COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë gjatë kohës së presidencës së Donald Trumpit.

Në një intervistë që u transmetua në “Axios në HBO” të dielën, Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, nëse shqetësohet ndonjëherë për kontraktimin e koronavirusit vetë.

Në moshën 80 vjeçare, mjeku konsiderohej me rrezik të lartë për sëmundje serioze dhe vdekje nëse do të sëmurej me Covid-19, raporton cnn.

“Unë mendoj se do të duhej të ishe i pavëmendshëm për të mos marrë parasysh faktin se nëse infektohesh, që tashmë je në kategorinë e dikujt që ka një rrezik të lartë të ketë një rezultat serioz”, tha Fauci.

“Unë nuk u fiksova për këtë, por ishte në pjesën e pasme të mendjes sime, sepse unë duhej të isha atje. Dua të them, veçanërisht kur shkoja në Shtëpinë e Bardhë çdo ditë kur ajo ishte një lloj super-shpërndarësi. Dua të them, kjo më bëri pak nervoz”, shtoi doktori i famshëm amerikan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA