“Ngrin” Elbasani/ Ngrica të forta në të gjithë qarkun, ja akset ku kalohet me zinxhirë

15/02/2021 09:59

Reshjet e shumta të dëborës kanë bërë që e gjithë Shqipëria të jetë nën pushtetin e petkut të bardhë, dhe që vendi të ndodhet në një situatë kritike.

Një pjesë e madhe e rrugëve në qytetin e Elbasanit po ashtu janë ‘nën pushtetin’ e akullit.  Akulli është shtrirë në trotuar dhe në rrugë duke bërë që qarkullimi i automjeteve të vështirësohet.

Siç raportojnë Emergjencat Civile, gjatës natës qarku Elbasanit është gjendur në temperatura të ulëta nën zero gradë, gjë që ka bërë që të ketë ngrica të forta në të gjithë qarkun.

Në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë është përmirësuar segmenti Qukës-Pishkash, pas hedhjes së kripës dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Ne aksi rrugor Elbasan – TEG po ashtu qarkullimi funksionon rregullisht pa zinxhirë.  Ne aksin rrugor Elbasan –Gjinar ka akoma disa vende qe ka prani ngricash e po hidhet kripe nga firma kontraktuese, ku qarkullimi këshillohet me zinxhirë.

Ne aksin rrugor Cerrik-Gramsh ka pasur ngrica ne kthesa te forta. Është hedhur kripë e qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Ne aksin rrugor Librazhd-Stebleve po punohet për hapjen e segmentit Fushe Studen-Klenje dhe qarkullimi bëhet me zinxhirë.

Përsa i përket rrugëve rurale po punohet ne te 7 bashkitë për hapjen e akseve te bllokuara. Ne bashkine Elbasan kanë dalë mjetet dhe punonjësit e po kryhet hedhja e kripës ne rrugët e brendshme dhe ne disa trotuare kryesore te qytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA