Në qarkun e Korçës reshjet e dëborës kanë pushuar dhe moti është i kthjellët, ndërkohë temperatura është – 9 gradë dhe vendi është përfshirë nga ngrica.

Aksi Qafë Thanë-Doganë vijon ende të jetë problematik.

Pavarësisht punës që është bërë gjatë natës është bërë e mundur hapja e vetëm një korsie, por kalojnë vetëm mjete 4×4.

Edhe gjatë mëngjesit të sotëm ka vijuar stuhia e dëborës. Ndërkohë që policia është stacionuar në zonë duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve pasi është e rrezikshme.

Vijon puna nga autoritet përkatëse por situata që lanë pas reshjet e dendura të dëborës e bëjnë mjaft të vështirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA