TIRANË- Në një kohë kur nga zgjedhjet e 25 Prillit na ndajnë më pak se 70 ditë, ditën e sotme në selinë rozë, kreu i PS-së Edi Rama ka mbledhur drejtuesit politik të qarqeve.

Së fundmi në një deklaratë për mediat, kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka thënë deklaroi se listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste do të jenë risi.

Balla theksoi se PS do të respektojë afatet, kurse shtoi se Partia Socialiste ka vetëm një aleat dhe ai është qytetari.

“Ne respektojmë afatet e vendosura nga Kodi Zgjedhor. PS ka vetëm një aleat, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Kemi marrë impute edhe nga platforma “Shqipëria që duam”, për t’ju dhënë mundësi grave dhe burrave të vendit nga çdo vend, në lista do keni djem e vajza që kanë jetuar jashtë dhe janë të gatshëm që të japin kontribute. Është e pafalshme që politika shqiptare nuk i ka dhuruar mundësi shqiptarëve jashtë që të marrin pjesë në zgjedhje. Është e pafalshme që PD dhe LSI kundërvihen ndaj vullnetit për shqiptarët që jetojnë jashtë. Listat do jenë risi. Kemi punë për të bërë, andaj na duhet ky mandat”, u shpreh Balla.

Taulant Balla nënvizoi se reforma në drejtësi po shkon përpara dhe askush nuk mund ta ndalë dot më. Duke folur për operacionin e fundit të SPAK, i cili përfundoi me çuarjen në pranga të gjyqtares Enkelejda Hoxha, Balla tha se kjo ka ardhur falë funksionimit të Reformës në Drejtësi, duke shtuar se do të vijojë edhe pse opozita kërkon të kundërtën.

“Goditjet e SPAK kanë çuar përpara drejtësinë në vend. Këta që takojnë prokurorë të shkarkuar nëpër skuta, bëjnë sikur duan drejtësinë. Goditja e një gjyqtareve të korruptuar ishte kuptimplotë se SPAK godet çdo strukturë të korruptuar. Programi i PS është vazhdimi i reformave në dobi të vendit. Berisha e la ekonominë në pikën më të ulët me shpresën se do të shkatërrohej ekonomia kombëtare, por ne ringritëm financat”, vlerësoi Balla.

Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla  është ndalur edhe tek zgjedhjet në Kosovë duke thënë se partitë politike  në Shqipëri duhet të marrin shembull nga zgjedhjet në Kosovë.

” Gjej rastin të përgëzoj të gjitha partitë e Kosovës, por dua ta uroj me gjithë zemër Vetëvendosjen dhe mikun tonë Albin Kurtin. Uroj që procesi i Kuvendit të ri të marrë kohën sa më të shkurtë të mundshëm. Mezi presim të punojmë me parlamentin e ri. Ne jemi motër e vëlla dhe marrim nga njëri tjetri, mësim dhe eksperienca. Sot tashmë të gjitha partitë politike duhet të pranojnë rezultatin. Uroj që çdo parti politike në Shqipëri të pranojë rezultatin, duhet të hiqet dorë nga bojkotet. Ata që humbin duhet ta kuptojnë se nuk është faji i popullit por i tyre. Mesazhi është tepër i qartë dhe duhet respektuar nga të gjithë.”, tha Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA