E moshuara humbi jetën në dëborë/ Dibër, rruga u bllokua ndërsa po transportohej për në spital

15/02/2021 15:10

Këto pamje vijnë në redaksinë e Top Channel nga fshati Limnjan i Dibrës.

Sasia e dëborës atje është shumë e madhe dhe në disa zona shkon mbi një metër. Bllokimi i rrugës i ka kushtuar jetën një të moshuare 71 vjeç. Ajo ishte duke u transportuar me këtë automjet për në spitalin e Peshkopisë por edhe pse të rinjtë e fshatit punuan gjatë për të hapur kalimin me lopata e duke shtyrë makinën, gruaja humbi jetën.

Në gjithë qarkun e Dibrës ka shumë rrugë rurale të pakalueshme. Dëbora dhe akulli e kanë bërë të pamundur lëvizjen e mjeteve. Këtë të hënë nuk ka më reshje por temperaturat janë në minus 12 gradë. Dhe përveç rrugës Tiranë-Peshkopi, akset e tjera nacionale duhet të kalohen vetëm me zinxhirë

Janë disa fshatra ende, porasnjë mundësi komunikimi dhe sipas autoriteteve vendose po punohet por kërkon kohë që rrugët të hapen, dhe shpresa e vetme është shkrirja e dëborës nga rritja e temperaturave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA