Analisti Andi Bushati tha mbrëmjen e sotme se marrëdhënia mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës do të jetë e ftohtë me ardhjen e kreut të VV-së në krye të Kosovës.

Ai theksoi se Vetëvendosja duhet të jetë kundër PS-së dhe kundër PD-së.

“Nuk jam me këtë idenë që Albini duhet të gjeje një gjuhën me liderët e Tiranës. Për mua normalja është që Vetëvendosja të jetë kundër rilindjes dhe kundër PD-së së vjetër. Në këtë kuptim është në logjikën e gjërave nuk jam dakord për të vë shenjën e barazimit mes tyre që do të krijojnë një marrëdhënie të ftohtë mes shteteve sepse Rama e ka përdorur Kosovën sa herë i është dashur. Mes Kurtit e Ramës do të ketë një marrëdhënie të ftohtë, s’besoj se do të ketë një kosto të madhe, nëse do të përkthehet si një gardh. Unë besoj se Rama e ka parë me shqetësim por është munduar të krijojë një fabul”, tha Bushati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA