Në reagimet e para pas zgjedhjeve në Kosovë, Bashkimi Europian bëri thirrje  që autoritetet e reja të cilat do të dalin nga këto zgjedhje të vazhdojnë angazhimin konstruktiv në dialogun me Serbinë.

“Rruga europiane e Kosovës po ashtu kalon përmes normalizimit gjithëpërfshirës të raporteve me Serbinë dhe BE pret nga autoritetet në Prishtinë që të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim të vazhdimit të takimeve në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe ta shfrytëzojnë rastin që kanë përpara për të arritur një marrëveshje gjithpërfshirëse”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell dhe Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Verhelyi. Dy zyrtarë e lartë europianë përsëriten edhe gadishmërinë e BE-së për të vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës.

“Ne 14 shkurt qytetarët e Kosovës hodhën votën e tyre në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Varësisht nga certifikimi i rezultateve përfundimtare, ne presim krijimin e Kuvendit të ri, sikur edhe qeverisë e Presidentit të ri”, thuhet në deklarate. Nder të tjera, aty theksohet se “Bashkimi Evropian kishte dërguar një mision ekspertësh zgjedhorë i cili do të mbetet në Kosovë për të ndjekur edhe procedurat pas zgjedhore si dhe për të dhënë rekomandime”..Nën ndërmjetësimin e BE-së, dialogu midis Kosovës dhe Serbisë ka nisur në 2011. Pas një pauze 20-mujore, dialogu rifilloi korrikun e vitit 2020.Takimi i fundit i udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë u zhvillua në shtatorin e vitit të kaluar e deri në zgjedhjen e ekzekutivit të ri në Prishtinë, ishte paralajmëruar nga Brukseli se nuk do të ketë takime në kuadër të dialogut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA