Rreth 170 milionë njerëz në SHBA janë nën paralajmërime për mot ekstrem dhe reshje të shumta bore nëSHBA, me rrugë të ngrira, ndërprerje energjie elektrike dhe temperatura të rrezikshme të ulëta, që kërcënojnë të godasin trafikun dhe të paralizojnë qytetet nga bregu në breg.
Në qendër të SHBA, të paktën 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore për shkak të motit ekstrem që kur temperaturat e ulëta përfshinë vendin.
Nëntë persona humbën jetën në tre incidente të ndara në Teksas, një në Kentaki dhe një në Oklahoma.
Më shumë se 3 milionë klientë mbetën pa energji elektrike në SHBA mëngjesin e të hënës, me mbi 2.6 milionë prej rasteve të raportuara në Teksas.
Moti ekstrem ka cuar në shpalljen e gjendjes së emergjencës në të paktën shtatë shtete amerikane, përfshirë Alabamën, Oregonin, Ooklahomën, Kansasin, Kkentakin, Misisipin dhe Teksasin.
Tre aeroporte të rëndësishëm janë mbyllur në Hjuston dhe Misisipi. Rreth 3 mijë fluturime janë anuluar. Zyrtarët në shumë rajone kanë paralajmëruar banorët të qëndrojnë në shtëpi pasi moti i ftohtë do të jetë i pranishëm për disa ditë.
Top Channel