​Pacolli uron LVV-në: Qeveria e re të zgjidhet sa më parë

15/02/2021 11:07

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin e arritur në zgjedhjet e së dielës.

Pacolli që në këto zgjedhje ishte në koalicion me LDK-në, përmes një statusi në Facebook ka thënë se pas certifikimit të rezultateve është e rëndësishme konstituimi i Kuvendit të ri dhe zgjedhja sa më parë e Qeverisë së re.

Ky është statusi i tij i plotë:

“Kur numërimi i votave po shkon drejt fundit, ne mund të konstatojmë se fituesi i zgjedhjeve është LVV. Në një demokraci, është e rëndësishme të pranosh rezultatin dhe të përgëzosh kundërshtarin. Unë do të doja të falënderoja të gjithë qytetarët e vendit që vendosën edhe një herë një standard të lartë në këtë proces zgjedhor, pa ndonjë incident dhe me dalje të lartë. Pas certifikimit të rezultateve është e rëndësishme konstituimi i Kuvendit të ri dhe zgjedhja sa më parë e Qeverisë së re” tha ai

Top Channel