Zhytësi çek në stërvitje/ Gati të thyejë rekordin për notin nën akull

14/02/2021 16:45

Zhytësi çek, David Vencl, po shfrytëzon dimrin e ftohtë të këtij viti për të vendosur një rekord të ri të notit nën akull.

Ai planifikon të notojë për 80 metra, me një frymëmarrje të vetme, pra pa pajisje ndihmëse. Sesionet e tij të trajnimit ai po i mban në një liqen në veri të republikës ceke. Ai planifikon të thyejë rekordin në Austri nëse rregullat e koronavirusit do ta lejojnë, ose në një liqen cek, ndoshta muajin e ardhshëm.  Sipas rregullave të rekordeve Guinnes, ai duhet të notojë nën një shtresë akulli të paktën 30 centimetra të trashë.

 “Rekordi aktual botëror është 76.2 metra dhe është vendosur nga një danez. Ndaj unë duhet të notoj për të paktën 80 metra”, tha David Vencl.

Për tu bërë gati, ai rregullisht noton ose qëndron në ujë të ftohtë dhe vishet me rroba të lehta, edhe pse në temperatura të acarta. Ai po ashtu bën banjë në një fuçi në ballkonin e tij, me ujë të kripur që ka një temperaturë prej -3 ose -4 gradësh celcius. Rekordi i tij për apnean statike, ose qëndrimin nën ujë me një frymëmarrje të vetme, është thuajse tetë minuta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA