Zgjedhjet në Kosovë/ Fotografoi fletën e votimit, arrestohet votuesi

14/02/2021 14:28

Një qytetar që është kapur duke fotografuar fletët e zgjedhjeve, gjatë momentit të votimit u shoqërua nga policia.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, konfirmon për KosovaPress se ky rast i shkeljes së fshehtësisë së votimit ka ndodhur në një qendër votimi në Prizren.

Në Prizren është hapur një rast, cënim i fshehtësisë së votimit. Ka vepruar policia së bashku me prokurorinë dhe në konsultim rasti është proceduar në formë të rregullt. Për rajonet e tjera informata të tilla janë hetuar”, tha Kelani.

Më herët u raportua një tjetër shkelje, pasi Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishte heshtjen zgjedhore duke u dërguar sms qytetarëve për ta votuar atë si parti.

Në mesazhin e dërguar shkruhet: “Kosova ka nevojë për një President të fortë, një njeri të dëshmuar! Qytetarë të Kosovës zgjedhjen e keni tek AAK-135. Voto R. Haradinaj për President!

Top Channel