Liverpool zhytet në krizë rezultatesh në kampionat, pasi ka pësuar humbjen e tretë radhazi, që ia vret përfundimisht shpresat për titull dhe i vë në dyshim edhe renditjen në zonën Champions.

Pas dy humbjeve radhazi në “Anfield Road”, kampionët në fuqi të Anglisë u mposhtën me rezultatin 3-1 me përmbysje në transfertën ndaj leicester, me këta të fundit që “hodhën në tapet” skuadrën e Klopp për vetëm 6 minuta.

Në “King Power Stadium” u zhvillua një sfidë spektakolare, e luftuar dhe me raste të shumta për të dy ekipet, por ndeshja u zhbllokua vetëm në minutën e 67’, kur Mohamed Salah dërgoi topin në rrjetën e Schmeichel, pas një asisti të Firminos.

Megjithatë kur dukej se gjithçka po shkonte mirë për ‘the reds”, vendasit reaguan në mënyrë perfekte dhe nga minuta e 78’ deri në të 85-ën shënuan tre herë në portën e Alisson, duke kompletuar përmbysjen dhe duke marrë tre pikë më se të merituara.

Me këtë fitore Leicester ngjitet në vendin e dytë me 46 pikë, vetëm 4 pikë larg Manchester City-t kryesues, ndërsa Liverpool mbetet në vendin e katërt me 40 pikë, por mund të parakalohet që këtë javë nga disa skuadra që ka poshtë vetes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA