Fundjavë e trishtë në Rio/ Pa karnavale për herë të parë në 109 vite

14/02/2021 16:41

Me anulimin e karnavaleve të famshme të Rio de Janeiros, për shkak të pandemisë, qyteti po kalon një fundjavë të trishtë, pa festë dhe pa gjallëri.

Shitësit dhe dyqanet që shesin gjithçka duhet për karnavale, kanë humbur klientët ndërkohë që ata varen zakonisht nga turmat e mëdha që tërheq festa e madhe e përvitshme nëpër rrugë. Në plazhin Ipanema, banorët e Rios sidoqoftë, duken optimistë, dhe presin me durim për karnavalet e vitit të ardhshëm.

Kjo ishte hera e parë në 109 vite që karnavalet e famshme në të gjithë botën, anulohen.  Edhe Sambadromi, stadiumi ku shkollat kryesore të sambës në Rio përballen me njëra tjetrën në një garë të përvitshme të paradave të karnavaleve, ka mbetur i heshtur.

Sidoqoftë, festa të vogla janë parë në vend, pavarësisht se Brazili ka marrë masa për ti ndaluar ato. Më shumë se 1 mijë policë u dislokuan në Rio, me qëllim që ti mbanin njerëzit larg festave këtë javë. Dënimet për shkeljen e masës përfshijnë gjobë ose deri një vit burg, por kjo nuk ka mundur të ndalojë festat klandestine të panumërta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA