AAK ka thyer heshtjen zgjedhore, i ka dërguar mesazhe zgjedhësve që ta votojnë

14/02/2021 12:14

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thyer heshtjen zgjedhore duke u dërguar sms qytetarëve për ta votuar atë si parti.

Në mesazhin e dërguar shkruhet: “Kosova ka nevojë për një President të fortë, një njeri të dëshmuar! Qytetarë të Kosovës zgjedhjen e keni tek AAK-135. Voto R. Haradinaj për President!

Sot, në Kosovë po zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 11:00 kanë votuar 8.3 përqind e votuesve, apo 145 mijë e 650 votues.

Ndërsa në zgjedhjet e kaluara deri në të njëjtën kohë kishin votuar 9.64 përqind, apo 174 mijë votues.

Top Channel