Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ: Ja cilat janë partitë që pritet të regjistrohen të hënën

13/02/2021 19:06

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të zhvillojë seancë publike të hënën në orën 12:00 për të shqyrtuar kërkesat e partive që pritet të regjistrohen si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 25 prillit.

Mes tyre përfshihen edhe tre partitë e mëdha të vendit tonë Partia Socialiste, e cila ka qeverisur vendin në 8 vitet e fundit, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike.

PS pritet të garojë e vetme në zgjedhjet e Prillit, me koalicion vetëm me qytetarët, ndërkohë që PD dhe LSI ende nuk e kanë vendosur nëse do të dalin në lista të përbashkëta, në qarqe te ndryshme të vendit.

Ndërkohë të hënën pritet të shqyrtohet kërkesa për regjistrimin e komitetit nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e Iljaz Shehut si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Lezhë, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021.

PARTITË QË PRITET TË REGJISTROHEN JANË:

Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar;

Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane;

Partia Kombëtare Konservatore Albania;

Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare;

Partia Bashkimi Liberal Demokrat;

Partia Socialiste e Shqipërisë;

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim;

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut;

Partia Demokratike;

Partia Republikane Shqiptare;

Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë;

Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen;

Partia Nisma Thurje;

Partia Social Demokrate;

Partia Aleanca Kombëtare;

Partia Demokracia Sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA