Shtëpia e Bardhë pezulloi një këshilltar për shtypin pas raporteve se ai kishte kërcënuar një gazetare e cila po punonte për një artikull në lidhje me marrëdhënien e tij romantike me një tjetër reportere.
Revista “Vanity Fair” njoftoi se zëvendës sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë TJ Ducklo kishte kërcënuar – duke përdorur edhe fjalët “Unë do të shkatërroj ty” – një korrespondente të grupit mediatik Politico, e cila po hartonte një artikull në lidhje me marrëdhëniet e Ducklo, të zbuluara së fundmi, me një reportere të revistës Axios, Alexi McCammond.
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, shkroi në Twitter se Ducklo ishte pezulluar për një javë pa pagesë dhe se ai nuk do të punojë më me reporterët e Politico-s.
Sipas Psakit, Ducklo i kishte kërkuar falje gazetares Tara Palmeri, “me të cilën ai pati një bisedë të nxehtë mbi jetën e tij personale… .Ducklo, McCammond dhe Palmeri nuk iu përgjigjën email-ve që kërkonin komente. Psaki deklaroi se Presidenti Biden nuk ishte i përfshirë në vendimin për pezullimin e Ducklo, dhe se Shtëpia e Bardhë e mori çështjen seriozisht. Sjellja e Ducklo-s ishte “plotësisht e papranueshme. Ai e di këtëNe kemi bërë folur me të … Kjo nuk do të ndodhë më kurrë,”tha zëdhënësja.
Top Channel