Temperatura deri në -16°C! Reshjet e borës vijojnë gjatë natës, e diela vjen e ngrirë në 95% të vendit !

13/02/2021 21:18

Sonte reshjet e borës mbeten prezente në sasi të pakta në të gjithë shtrirjen perëndimore edhe 3-4 orë pas mesnatës kur pritet largim gradual i borës fillimisht nga veriu dhe gradualisht reshjet e borës largohen nga perëndimi dhe zonat qendrore të vendit.

Sipas MeteoAlb, në jug dhe më tepër në juglindje, bora mbetet prezente deri të dielën pas mesditës. Gjatë natës pritet që sipas zonave, bora të krijojë një shtresë prej 2-10 cm në qarqet Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Berat ndërsa priten 25-40 cm borë në zonat malore veriore dhe 30-50 cm borë në zonat malore jugore dhe kryesisht në zonat juglindore. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm nga ora në orë; mëngjesi i së dielës, përjashtuar skajin jugor, e gjen Shqipërinë në temperatura nga 0 në -16°C.

Orët e mesditës do të ulin temperaturat në vlera negative në pjesën më të madhe të vendit deri në -7°C maksimumi i së dielës në zonat veriore dhe lindore të vendit por brigjet jugore të Jonit do të qëndrojnë rreth 5°C, maksimum i pritshëm në Sarandë. I ftohti vijon edhe pjesën e parë të javës tjetër.

FOTO GALERI
1/24

Top Channel