Stuhi dëbore në Elbasan/ Rruga për në Librazhd e bllokuar prej orësh! Trashësia e dëborës arrin mbi 50 cm

13/02/2021 20:43

Stuhia e dëborës ka përfshirë Elbasanin që nga mëngjesi i së shtunës ndërsa në qytet trashësia ka arritur në 20 cm.

Një mot i tillë sipas të moshuarve nuk është parë në qytet të paktën prej 80 vitesh. Era e fortë dhe temperaturat e ulëta e kanë vështirësuar situatën në qytet ndërsa fshatrat kanë nisur të bllokohen pasi trashësia e dëborën ka arritur në 50 cm.

Probleme kanë hasur drejtuesit e mjeteve edhe në akset nacionale. Për rreth 2 orë është bllokuar aksin nacional Elbasan Librazhd për shkak të rrëshqitjes së disa mjeteve pa zinxhirë, të cilat më pas e kanë bërë të pamundur ndërhyrjen e borëpastrueseve.

Është dashur kohë që qindra mjete të vijojnë të lëvizin në drejtimet e tyre. Aksi nacional Librazhd Peshkopi I kalueshëm vetëm me zinxhirë, trashësia i ka kaluar 40 cm.

Si asnjëherë më parë po punohet për kriposjen dhe hapjen e rrugëve të qytetit te Elbasanit të cilat shfaqin vështirësi për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët. Por me gjithë përpjekje temperaturat e ulëta dhe reshjet e dendura të dëborës, vështirësitë në qarkullim mbeten.

Dhjetëra fshatra të Elbasanit, Librazhdit e Gramshit janë pa energji elektrike për shkak të defekteve të shkaktuara nga stuhia.

Top Channel