A ju ndihmojë vitamina C dhe zinku për të luftuar Covid-19?
Jo, madje as në doza të larta. Ky është përfundimi i testimi të parë të plotë klinik, përmes të cilët u verifikua ndikimi i dy suplementeve nën mbikëqyrjen mjekësore.
Ai del në përfundimin se pava klinike, ku janë testuar dy suplementet nën mbikëqyrjen mjekësore. Pavarësisht se vitamina C dhe Zinku përdoren shumë për të luftuar ftohjen dhe gripin, njerëzit e prekur nga koronavirusi e të izoluar në shtëpi, nuk rezulton të kenë pasur ndonjë përfitim prej tyre. Studimi u publikua në “JAMA Network Open”.
Rezultatet e tij ishin aq pak mbresëlënëse, sa testimi u braktis më herët nga sa ishte parashikuar.“Fatkeqësisht, këto dy suplemente nuk arritën të ngriheshin në lartësinë e zhurmës së tyre”, shkruajnë mjekja Erin Michos nga institute John Hopkins dhe doktor Miguel Cainzos-Achirica. Gjatë testimit, secili suplement iu administrua në doza të larta, si vetëm ashtu edhe në kombinim me njëri tjetrin, tre grupeve me 214 të rritur që po kuroheshin në shtëpi.
Një grup i katërt pati kujdesin standart si pushimi, hidratimi dhe ilacet, por nuk I mori vitaminat. Rezultati ishte se tek personat që I kishin pirë ato, nuk u zvogëluan aspak simptomat e SARS-CoV-2, thjesht dozat e larta shkaktuan disa efekte anësore të pakëndshme.
Top Channel