Korça është një prej qarqeve që përfshirë gjatë gjithë periudhës së dimrit nga reshjet e dëborës.
Gjatë ditës së sotme, reshjet janë shtuar dhe kanë sjellë vështirësi në disa akse rrugore për drejtuesit e automjeteve.
Policia njofton se rruga që lidh fshatrat Vithkuq-Shtyllë-Panarit është e pakalueshme. Ndërsa akset rrugore ku lëvizja duhet të bëhet vetëm me zinshirë janë: Boboshticë-Dardhë, Voskop-Voskopojë, Zvezdë-Pustec, Korçë-Vithkuq dhe Qafë Qarr-Ersekë-Leskovik.
Ndërsa në akset Qafë Thanë-Pogradec-Korçë-Bilisht dhe Korçë-Maliq-Lozhan, lëvizja është e kalueshme pa zinxhirë.
Njoftimi i policisë
Sektori i Policisë Rrugore Korçë, pavarësisht temperaturave atmosferike të ulëta ndodhet në krye të detyrës
Territori i qarkut Korçë është përfshirë nga reshje dëbore ❄🌨të cilat kanë sjellë edhe vështirësi në disa akse rrugore për drejtuesit e automjeteve.
Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Korçë, janë prezente në të gjitha akset rrugore kryesore, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Punonjësit e policisë kanë ndihmuar në shumë raste edhe drejtues mjetesh, të cilët kanë patur probleme gjatë lëvizjes në rrugë.
🟢Aksi rrugor Qafë Thanë-Pogradec-Korçë-Bilisht dhe Korçë-Maliq-Lozhan, është i kalueshëm pa zinxhirë.
🟠Akset rrugore Boboshticë-Dardhë, Voskop-Voskopojë, Zvezdë-Pustec, Korçë-Vithkuq dhe Qafë Qarr-Ersekë-Leskovik, janë të qarkullueshme me zinxhirë.
🔴Ndërsa rruga që lidh fshatrat Vithkuq-Shtyllë-Panarit, aktualisht është e pakalueshme.
Policia e Korçës iu bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë, të jenë të kujdesshëm dhe të përdorin paisjet dimërore për automjetet e tyre dhe në raste emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë në nr 129.
Top Channel