Rama: Drejtësia funksionoi/ Kryeministri e sheh si shembull arrestimin e gjykatëses së Krujës

13/02/2021 19:53

Dërgimin pas hekurave të  gjyqtares Enkelejda Hoxha kryeministri Edi Rama e  sheh si shembullin e mirë sesi duhet të funksionojë drejtësia.

Rama: Fakti është se një gjykatëse, një monstër që e përdori në mënyrë spektakolare forcën e papërgjegjshmërisë disa kohë me parë dhe e habiti gjithë dynjanë me vendimet e saj për të liruar njerëz me dënim të përjetshëm është sot në burg, përbën shembullin sesi sistemi do të funksionojë.

Lajmi i mirë për Kryeministrin është edhe  sekuestrimi  i 250 mijë eurove dhe 160 milion lekeve të mjekut të QSUT-së, Edvin Prifti. Rama zbuloi detaje te reja për një kallëzim tjetër në adresë të mjekut.

Rama: Në rastin e mjekut ka pasur një denoncim, që e ka përcjellë drejtori i spitalit në sistem. Dhe kështu gjërat fillojnë e vijnë hap pas hapi. Nuk ka shkop magjik.

Kreyministri beson se drejtësia e re e bërë realitetet përgjatë qeverisjes së socialistëve është një arsye e  fortë për ti besuar  forcës së tij politike një mandat të tretë.

Top Channel