“Mostër”/ Rama për gjyqtaren Enkelejda Hoxhën: Përdori në mënyrë spektakolare forcën e abuzimit, drejtësia do të funksionojë

13/02/2021 13:18

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët kreu i qeverisë ka thënë se arrestimi i gjykatëses Hoxha dhe refuzimi i kërkesës së gjyqtares Altina Xhoxhaj nga Gjykata e Strasburgut, duke i dhënë të drejtë Vettingut për shkarkimin e saj, janë një moment historik të kalimit në një fazë tjetër në drejtësinë shqiptare.

‘Një monstër’ e ka cilësuar kryeministri Edi Rama gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha, e cila u arrestua pak ditë më parë në sallën e gjyqit, ku pritej që të lironte një të burgosur të dënuar për vrasje.

Sipas kreut të qeverisë, gjyqtarja përdori në mënyrë spektakolare forcën e papërgjegjshmërisë dhe të abuzimit, ku habiti një dynja me vendimet për të liruar njerëz me burgime të përjetshme nga burgu.

“Ka ndodhur diçka historike, që ka kaluar thuajse pa u vënë re. Arrestimi i gjykatëses në Krujë dhe i gjithë rrjetit të saj dhe vendimi i Gjykatës së Strasburgut për të refuzuar kërkesën e një subjekti të goditur nga Vettingu, duke e konsideruar goditjen nga Vettingu një goditje legjitime, përbëjnë një moment historik të kalimit në një fazë tjetër në drejtësinë shqiptare. Shumë njerëz unë nuk i keqkuptoj, se po çe puna për frustrim e pakënaqësi nga sistemi i drejtësisë unë jam i pari, pasi marrë shumë lajme të këqija nga ky sistem.

Njerëzit i marrin lajmet nga televizori, ndërsa unë më duhet të marrë shumë më tepër nga këto lajme të këqija. E mirëkuptoj çdokënd që thotë ‘na cave dërrasat me këtë histori’, këto janë broçkulla, por i mirëkuptoj. Ama fakti është që një gjykatëse, një mostër, që e përdori në mënyrë spektakolare forcën e papërgjegjshmërisë dhe të abuzimit disa kohë më parë dhe u bë atëherë u habit gjithë dynjaja me vendimet e saj për të liruar njerëz që ishin me burgime të përjetshme dhe për t’i nxjerrë në rrugë të lirë, është sot në burg, tani që flasim, bashkë me gjithë rrjetin e saj.

Ky përbën shembullin që si sistemi do të funksionojë. Duhet shumë durim, se ngritja e institucioneve të reja, krijimi i SPAK, vënia në funksion, fillimi i proceseve hetimore, mbledhja e provave, janë proces i vështirë, kërkojnë kohën e vet. Por a ma tregoni pak para 7 vitesh se kujt ja rrokte mendja se llumi në sistemin e drejtësisë do të hynte në proces pastrimi”,- tha Rama. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA