Lezhë, bllokohen rrugët nga dëbora/ Penalizohen kompanitë që duhet të pastronin dëborën nga rruga

13/02/2021 19:39

Që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, i gjithë qarku i Lezhës është përfshirë nga reshje dëbore, era të forta dhe temperature disa gradë nën zero.

Si pasojë e reshjeve të dëborës janë krijuar problematika të shumta sa i takon lëvizjeve të automjeteve.

Aksi rrugor Balldre-Lezhë, Lezhë-Milot në të gjithë gjatësinë e tij ka prezencë akulli dhe dëbore, gjë e cila ka shkaktuar probleme të shumta për drejtuesit e automjeteve.

Duhet theksuar fakti që kemi patur disa dalje të automjeteve nga rruga apo përplasje si pasojë e ngricave.

Sektori i Qarkullimit Rrugor dhe Specialistët e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Lezhë ka nisur procedimin penal ndaj firmës kontraktuese për mirëmbajtjen e kësaj rruge, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës “, pasi nuk kanë marrë asnjë masë në lidhje me mirëmbajtjen e këtij aksi ku lëvizjet janë tepër të mëdha

Reshjet e forta të dëborës shoqërohen nga era kanë vështiresuar lëvizjen edhe në rrugën e kombit. Shumë automjete e kanë pasur të pamundur të vijojnë rrugën nga dëbora dhe ngricat  dhe janë detyruar të vendosin zinxhirët.

Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon vëmendjen e të gjithë drejtuesve të mjeteve, të cilët janë të detyruar të lëvizin në këto ditë.

Bëhet me dije se kontraktorët e mirëmbajtjes së rrjetit rrugor kombëtar janë në terren me forca të shtuara me mjete, staf dhe materiale kripë. Gjithashtu u bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të perdorin goma dimërore dhe zinxhirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA