Reshjet e borës në Korçë nuk janë ndërprerë prej mëngjesit ndërsa temperatura arriti -5 grade. Si pasoje e motit të keq.

Të gjithë akset nacionale në qarkun juglindor kalohen vetëm me zinxhirë. Më e vështire lëvizja është në aksin Qafëthanë-Pogradec-Plloçë ku nuk kanë munguar edhe bllokimet e rrugës si pasoje e rrëshqitjes së automjeteve. Po ashtu me zinxhire kalohen edhe akset Qafë Plloçë-Korçë, Korçë-Kapshticë,Korçë-Dardhë,Korçë-Voskopojë e Korçë-Ersekë.

Në Voskopojë e Dardhë dëbora i ka kaluar 40 cm, në Vithkuq 70 cm  dhe në Mashkullorë drejt Panaritit 1.5 m dëborë. Edhe në Mokër në Pogradec dëbora ka kaluar 50 cm ndërsa disa fshatra janë të izoluar. Sipas të dhënave nga autoritetet mjetet borëpastruese janë në punë por është hedhur pak kripë pasi në kushtet e motit ekstrem nuk jep rezultat.

Top Channel