Një palestinez u vra dhe dy të tjerë u plagosën pasi u goditën nga makina e një koloni izraelit.
Agjencia palestineze e lajmeve Wafa konfirmoi se 52-vjeçari Belal Bauatneh nga qyteti Al-Berih u vra, ndërsa Shadi Abu Gosh dhe Farahat Abed u plagosën në sulmin që ndodhi afër fshatit Ein Al-Beida të Bregut Perëndimor, 108 kilometra në verilindje të Kudsit.
Zyrtari Mutaz Bsharat që merret me çështjen konfirmoi incidentin, duke thënë se të tre personat ndodheshin në tokat përreth fshatit kur panë se koloni izraelit po vinte me shpejtësi drejt tyre me makinën e tij, thuhet në raportim.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze bëri të ditur se ata kishin marrë kufomën e të ndjerit Bauatneh, ndërsa Abu Gosh dhe Abed u transportuan me një helikopter izraelit në spitalin Rambam në Haifa.
Ky ishte incidenti i dytë brenda dy ditëve që përfshiu vdekjen e palestinezëve nga duart e kolonëve izraelitë.
Top Channel