“Iu gjetën paratë e dynjasë”/ Rama për Edvin Priftin: Lajm shumë i mirë! Ja kush e çoi denoncimin në sistem!

13/02/2021 13:15

Gjatë një bashkëbisedimi që ka bërë me qytetarët Rama ka thënë se mjekut iu gjetën paratë e dynjasë, sakaq shtoi se sekuestrimi i shumës së parave është një lajm shumë i mirë.

Për mjekun e QSUT-së, Edvin Prifti, të cilit SPAK i gjeti mijëra euro në banesë, pas kontrollit që u bë pasi doli në nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, ka pasur një denoncim edhe nga drejtori i QSUT-së.

“Bashkë me gjykatësen, u arrestua edhe një mjek, që ju gjetën në shtëpi paratë e dynjasë. Është një lajm shumë i mirë për sistemin, kjo do të rrisë besimin e njerëzve që të denoncojnë dhe faktikisht në rastin e mjekut ka pasur një denoncim të cilin e ka përcjellë drejtori i spitalit në sistem, të cilin tha shikojeni nuk jam unë që ta provoj por shikojeni është nuk është.

Kështu gjërat fillojnë dhe vijnë hap pas hapi, nuk ka formula magjike, asnjë mundësi që gjërat të bëhen në kohën e nevojshme dhe mbi të gjitha pa vetëdijen që nuk bëhet dot ajo që s’është bërë me vite e vite duke përsëritur të njëjtën gjë. Sa herë të përsërisësh të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të tjera”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA