Hungari, nis vaksinimi me Sputnik V/ Vendi i parë i Bashkimit Europian që po përdor vaksinën ruse

13/02/2021 01:01

Hungaria u kthye në shtetin e parë të Bashkimit Europian që përdor vaksinën ruse kundër koronavirusit, Sputnik V, në kundërshtim me linjën e ndjekur nga pjesa tjetër e bllokut.

“Sot ne po fillojmë imunizimin me vaksinën Sputnik V, dhe kjo gjë do të ndodhë në stacionet e përcaktuara për vaksinim”, u shpreh në shefja e zyrës mjekësore, Cecelia Muller, për një të përditshme në Budapest.

Muajin e kaluar Hungaria i dha vaksinës ruse miratim urgjent, duke porositur dy milionë doza në tre muajt e ardhshëm, apo mjaftueshëm sa për të vaksinuar 1 milion persona. Për këtë, qeveria hungareze nuk priti dritën jeshile të Agjensisë Europiane të Barnave, EMA. Nga ana tjetër, Budapesit ka aprovuar edhe vaksinën kineze, duke u bërë edhe në këtë rast vendi i parë i BE-së që merr vaksinën e Sinopharm, nga e cila ka porositur pesë milionë doza.

Hungaria ka hyrë shpesh në konflikt me Brukselin, kryesisht për çështje të emigracionit, dhe vazhdimisht ka kritikuar atë që e sheh si proces të ngadaltë të miratimit dhe prokurimit nga agjencitë evropiane të shëndetësisë.“Çdo ditë që kalopjmë duke pritur Brukselin, ne mund të humbim 100 jetë njerëzish”, deklaroi kryeministri hungarez, Viktor Orban gjatë një intervistë me një radio shtetërore. Vendi ndërkohë shënoi brenda 24 orësh 99 viktima nga koronavirusi, ndërsa shtrimet në spitale janë shtuar ndjeshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA