Meterologu në pension Paul Grisham e kishte harruar krejtësisht portofolin e humbur në Antarktidë në 1968, ndaj mbeti i befasuar kur dikush i trokiti në derë për t`ia kthyer- 53 vjet më vonë.
Ai gjithashtu u habit kur gjeti kartën e vjetër të identitetit të ruajtur në gjendje perfekte. “Më solli shumë kujtime. Në atë kohë i kisha flokët në ngjyrë kafe të errët”, tha 91-vjeçari duke qeshur. Portofoli kishte dalë në dritë në kohën kur një ekip po shkatërronte disa ndërtesa të vjetra në stacionin McMurdo, përfshirë këtu edhe banesën ku ai jetoi nga 1967 në 1968.
Ai u gjend brenda një të ashtëquajture “kapsulë kohore” të cilën Grisham e kishte përdorur gjatë 13 muajve që shërbeu në Antarktidë. Aty kishte dhe një tollon birre me 21 racione të mbetura, patentën e tij të vjetër dhe një dokument me udhëzime se çfarë të bënte në rastin e një sulmi bërthamor, kimik ose biologjik.
“Faleminderit Zotit që kjo e fundit, nuk u përdor kurrë”, tha metereologu. Duke treguar sesi në kontinentin e bardhë temperaturat zbrisnin deri në minus 65 gradë, ai thotë se dicka e tillë u dukej gati e paimagjinueshme dhe nuk dinin sesi do t`ua shpjegonin njerëzve kur të ktheheshin në shtëpi.
Top Channel