Gjykata lë në burg gjyqtaren Enkelejda Hoxha, avokati: E padrejtë, ka një fëmijë të sëmurë, tjetrin të mitur

13/02/2021 14:25
Avokati Aldo Tabaku dhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha

GjKKO ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për gjyqtaren Enkelejda Hoxha.

Avokati i kësaj të fundit është shprehur se gjykata e ka lënë në burg, edhe pse ky sipas tij ishte një vendim i padrejtë.

Ardian Visha tha në një prononcim për mediat se ajo nuk e meriton arrestin me burg edhe pse është konsideruar si “armike e popullit”.

“Gjyqtarja paçka se është etiketuar se armike e popullit nuk e meriton arrestin me burg. Gjyqtarja nuk meriton arrestin me burg për shkaqe humane që lidhet me kushtet shëndetësore të njërit prej fëmijëve të saj dhe tjetrit  që e ka të mitur. Është një nëne e vetme që rrit dy fëmijë jetim”, u shpreh avokati.

Vajza e gjyqtares Enkelejda Hoxha deklaroi ditën e stome se ka qenë në dijeni dhe se mamaja e saj ka qenë e detyruar të lironte të dënuarit!

Sipas vajzës së mitur, nëna e saj Enkelejda Hoxha ka qenë e ndikuar nga disa persona të tjerë për dhënien e vendimeve, por vajza nuk e di se cilët janë këta persona që kanë ndikaur tek ajo.

Vajza shton më tej se e ëma nuk ka shprehur shqetësime, por ajo vetë e ka bërë lidhjen e disa ngjarjeve në dhënien e vendimeve.

Për këtë deklaratë, avokati shprehet se: “Është jo etike që keni intervistuar një vajzë 13 vjeçare, duhet të respektonit statusin prej minorene”.

Së bashku me ta para gjykatës doli edhe mjeku Edvin Prifti, për të cilin Gjykata ka vendosur masën arrest me burg gjithashtu. I arrestuar pasi përgjimet tregojnë që ai u pagua nga sekretarja e gjykatës për të operuar të ëmën përballë shumës prej 2 mijë euro.

Bazuar në përgjimet, SPAK thotë se gjyqtarja Enkelejda Hoxha u implikua nga avokati Aldo Tabaku, i cili sipas vëzhgimeve ambientale takohej me gjyqtaren në një banesë të marrë me qira në kryeqytet.

Fotografimet e shumta e shfaqin çiftin teksa ata takohen njëkohësisht me kohën kur familjarët e të burgosurit Sajmir Petani përpiqen ta lirojnë nga burgu. Skema e përdorur pasohet me 7 kërkesa të dorëzuara nga i dënuari, dhe ndërsa asnjëra prej tyre nuk i bie gjyqtares Hoxha, sapo e fundit shorton Enkelejda Hoxhën i burgosuri heq dorë nga paditë e tjera.

Këtë preference SPAK e cilëson si gjyqtarja e përzgjedhur qëllimisht për kërkesën që u pranua nga gjyqtarja Hoxha e cila vendosi gjashtë muaj ulje dënimi me negocimin e avokatit nga njëra anë dhe të Bledar Petanit dhe një tjetër ish të dënuari që në telefonata përmend se e njëjta gjë është zbatuar edhe me të.

Rasti i dytë që e ekspozon gjyqtaren Hoxha lidhet sërish me tentativën për të liruar Gentian Nezajn, një i dënuar për drogë për të cilin gjatë bisedimeve kërkohen 15 mijë euro dhe të afërmit e tij të pakënaqur ndërsa flasin me njëri tjetrin shprehen se kjo shumë ja vlente për lirim të menjëhershëm dhe jo ulje dënimi.

Përgjimet ku është i përfshirë Aldo Tabaku:

Isuf Tabuzi: O Aldo si të kam mor?

Aldo Tabaku: Hiç mirë

Tabuzi: Ca bëhet andej bëre gjë për atë mikun?

 Tabaku: Tashti fillon gjyqi pa merak.

Tabuzi : Kur i fillon Aldo?

Tabaku: Javën tjetër.

Gazmir Nezaj flet në telefon me një shtetas që i thotë: Nesër do takoj sekretaren t’i jap kafen.

Por personi R.H. i thotë: Nuk është mirë t’ia japim direkt.

Gazmir Nezaj: Do ia jap asaj se më ka mbaruar edhe 2 tre punë të tjera, pastaj njëlloj janë ato bashkë.

Ndërkohë një përgjim tjetër zbulohet:

Në bisedë konfirmohet se : “ Do të bëhet gjyqi, po do të shtyhet se nuk pranoj ajo gjoja.. Gjyqi edhe të hënën dhe një herë, po prapë e merr kjo, po o them që …a je ka më kupton”.

Pra del qartë se sipas Gazit gjyqi iu shty pasi nuk pranoi Enkelejda Hoxha duke pasur parasysh gjyqtaren.

Pjesë nga përgjimi më datë 19/06.2020:

Shtetasi R.H (Romi) komunikon me Gazmi Nezaj:

R.H.: Hë ca u bë ca u tha?

Gazi: Hic mo, ata, se ai… së vëllai im është gomar shoku, për kështu budaliqesh, ca kishte, ai kishte fol për aty, do të kryej punë unë me këtë dhe do të kryej punë me atë, eee ke pararsyshë, edhe i tha ai ta shtyjmë gjyqin dhe duhet me ndrru krejt katin duhet me ik prej aty tha se …ju ka në shpinë SHIKU.

R: C’thua more.

Gazi: Po shoku.

R.H.: Po fëmijë është ky që bën nga ato muhabet?

Gazi: Q** Nënën. Sdi ca me thënë. Edhe ne ka rrim aty në këmbë një grue me maskë u afrua me telefon po ky avokati biri i k** aty jashta ddhe i tha pse je ka filmon?  jo tha ajo kam hallet e mija, edhe ju vu ky nga mbrapa në këmbë duke e ndjek nga po shkon edhe nga gjykata iku me makinë në Krujë edhe iku poshtë edhe e shtymë gjyqin.

R.H.: Tani çfarë do bëhet?

Gazi: Do të bëhet gjyqi, po do të shtyhet se nuk pranoj ajo gjoja u bë gjyqi edhe të hënën edhe një herë po prapë e merr kjo. Po po them që… a je ka më kupton të hënën tjetër edhe u kry kjo punë këto budalliqe.

R: Q** nënën.

Gazi: Gjithçka u bë …me rregulla ai fliste budalliqe kot i bën mullar kot pa dit gje, ca bone ti?

Gjatë përgjimeve, avokati Aldo Tabaku ka konstatuar një pjesëtar të grupit të vëzhgimit dhe ka dyshuar se po përgjohet. Në këto zhvillime seanca është shtyrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA