
23/02 23:03
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermaninë perëndimore, pranë qytetit të Wuppertal.
Pesë persona janë gjetur pa shenja jete pasi shtëpia u përfshi nga flakët dhe dyshohet se një burrë vrau gruan, vajzat e tij, vjehrrën dhe më pas veten.
Zjarrfikësit gjetën trupat e pajetë brenda shtëpisë gjatë ditës së premte. Viktimat u identifikuan si një burrë 41 vjeçar, gruaja 37 vjeçare, vajzat e moshës 1 dhe 4 vjeçe dhe vjehrra 77 vjeçare, raporton AP.
Policia dhe prokurorët thanë të shtunën se ata besojnë se burri vrau pjesën tjetër të familjes, i vuri flakën shtëpisë dhe më pas goditi me thikë veten. Dyshimet për këtë krim të rëndë lidhen me dështimin e martesës së tij.
Top Channel