Për piratët e shekullit të 18-të, thesari nënkuptonte floririn. Por për ekspertët e muzeut të piratëve Whydah në Massachusetts, thesar janë 6 skeletët e gjetur në një anije të mbytur në vitin 1717.
Ato po ekzaminohen nga eksploratori nënujor Barry Clifford dhe një ekip arkeologësh, sipas CNN. Ishte Cliford që e zbuloi anijen në 1984-tën. Kjo përbën praktikisht herën e parë në botë që gjendej një anije pirate dhe certifikohej si e tillë. Ekipi shpreson se analizimi i 6 skeleteve do të çojë drejt identifikimit të piratëve, e mbase do të ndihmojë gjurmimin e pasaardhësve të tyre sot.
Shpresat sakaq janë që njëri prej tyre të jetë ai i Sam Bellamy, kapiteni legjendar i Whydah, i njohur dhe si pirate famëkeq “Xheku i Zi”. Thuhet se Bellamy ishte duke lundruar drejt vendit ku ndodhej e dashura e tij e zemrës, kur anija u fundos në mesin e një stuhie te dhunshme, dhe çifti i dashuruar nuk u bashkua më kurrë.
Vetëm dy persona shpëtuan asokohë nga mbytja e saj. në 2018-ten, ekipi i hetuesve të muzeut Whydah siguroi ADN-në e Bellamy përmes një pasaardhësi të tij, dhe tani eshtrat e gjetura po testohen mbi bazën e këtij kampioni për të parë nëse ndonjëri prej skeleteve i përket vërtet piratit të famshëm.
Top Channel