Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë pothuajse të gjithë territorin e Shqipërisë gjatë ditës së sotme.

Dëbora e dendur dhe ngricat në rrugë kanë sjellë problematika të shumta. Një ndër akset problematike është edhe i rrugës nacionale Burrel-Skuraj, ku prej shumë orësh automjetet kanë mbetur të bllokuar për shkak të prezencës së madhe të ngricës.

Situatë problematike paraqitet në disa segmente si Baz, Qafë Ulëz dhe Skuraj. Në mungesë të borëpastrueseve, shumë automjete e kanë patur të pamundur qarkullimin duke bllokuar totalisht lëvizjen.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA