Dy të rinj shqiptarë janë vënë nën akuzë për vrasjen e një 23-vjeçari Tomasz Waga në Cardiff. Sipas mediave angleze, dy shqiptarët janë paraqitur para Gjykatës së Magjistraturës së Cardiff të Premten në mëngjes (12 Shkurt).

Të akuzuarit, Damjano Velo, 23 vjeç, është akuzuar për vrasje, ndërsa  Behar Kaci, 29 vjeç, pa adresë fikse, është akuzuar për vepra penale të drogës dhe pastrimit të parave. Të dy ishin arrestuar pas vdekjes së Tomasz Waga.

Policia e Uellsit Jugor tha se familja e Z. Waga ishte azhurnuar dhe vazhdonte të mbështetej nga oficerët e policisë me mbrojtje.

Trupi i Z. Waga u zbulua në Westville Road në Penylan rreth orës 11:30 të enjten, 28 janar.

Kryeinspektori detektiv Mark O’Shea i cili po udhëheq hetimet tha: “Akuzimi i këtyre dy burrave është një hap i rëndësishëm në hetimin për vrasjen e Tomasz Waga por hetimet janë ende në vazhdim.

Tomasz Waga

Top Channel