Mario Draghi bëri betimin si kryeministër i ri i Italisë me zotimin të drejtojë vendin në një kohë të vështirë për të.
Draghi prezantoi një qeveritar me bazë të gjerë të pazakontë deri tani. Lista e ministrave përmban mjaft emra të njohur, por deri tani nuk ka asnjë fjalë për programin qeveritar.
Ekipi i ekonomistit 73 vjeçar, të përshkruar nga New York Times si gjigandi i Europës, përbëhet nga politikanë dhe ekspertë. Luigi Di Maio i Lëvizjes Pesë Yjet do të vazhdojë të mbajë postin e ministrit të Jashtëm dhe Roberto Speranza në kulmin e pandemisë së koronavirusit mbetet ministër i Shëndetësisë.
Ministrinë e Ekonomisë do ta drejtojë Daniele Franco, drejtor i përgjithshëm i Bankës Italiane të Rezervave. Betimit I kabinetit do të pasohet nga votimet në të dy dhomat e parlamentit javën e ardhshme. Presidenti Mattarella pas dorëheqjes së Contes mandatoi me krijimin e qeverisë së re Draghin, i cili deri më sot nuk ka pasur post politik. Fillimisht Draghi e pranoi mandatin me rezervë. Presidenti kërkoi një qeveri „me profil të lartë”, që ta drejtojë Italinë për të dalë nga kriza. Qeveria e deritanishme e qendrës së majtë nën juristin e paparti Giuseppe Conte dështoi përpara një jave në grindjen mbi përdorimin e mbi 200 miliardë Eurove të ndihmave të BE-së për krizën e koronavirusit.
Top Channel