Prej dy orësh vazhdon masa e sigurisë në gjykatën e posaçme, e cila po zhvillohet me dyer të mbyllura, ku do të jepet vendimi edhe për gjyqtaren Hoxha. Janë të pranishëm avokatët dhe 13 të dyshuarit e hetimit të SPAK.

Burime të sigurta të Top Channel thonë se prokurori, Altin Dumani ka kërkuar masën “arrest me burg” për mjekun Edvin Prifti.

250 mijë Euro dhe 16 mln lekë cash në zyrë e në shtëpi, Prokuroria ka kërkuar në seancën e sotme gjyqësore arrestimin e mjekut Edvin Prifti. Mësohet se atij i është shtuar akuza për Pastrim parash.

Ndërkohë që ka mbajtur një fjalim të gjatë edhe mjeku Prfiti, i cili ka renditur të gjithë CV-në, duke i treguar gjykatës së ka operuara mijëra shqiptarë dhe se aii ka punuar në Itali dhe se të ardhurat e tij kanë qenë shumë të mira.

Avokati, Henrik Ligori ka këmbëngulur se shuma prej eurosh që është gjetur në banesën e mjekut ka qenë shumë e fituar nga çmimet ndërkombëtare, ndërkohë që e ka lidhur kërkesën për arrestimin e tij me fushatën.

“Sot në seancë u njohëm me adresimin e masës për një krim hipotetik, për të cilin nuk ka provë, pse nuk u ndërhy në korrik të 2020 kur u bë operacioni, por 7 muaj më pas në vigjilje të fushatës. 220 mijë eurot të fituara nga çmimet ndërkombëtare”, tha Ligori.

Ndërkohë, avokati  mbrojtës i gjyqtares Hoxha ka kërkuar lehtësim të masës arrest me burg në arrest shtëpiak , arsyeja është për shkak se ka dy fëmijë për të cilët është ajo kujdestare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA