Apartamentin në qendër të qytetit të Shkodrës, ku kanë jetuar prej 3 vitesh, miqtë e shumtë dhe Shqipërinë duhet të braktisin.
Çifti Amerikan Chuck dhe Susan Atkinson duhet të largohen menjëherë nga Shqipëria pasi kanë thyer lejen 9 mujore të qëndrimit në vendin tonë.
“Zyra e Emigracionit na tha se ne duhet të largohemi nga Shqipëria pasi leja juaj ka perfunduar. Ne nuk mund të dilnim nga Shqiperia në fillim për shkak të rregullave të Covidit. Fillimisht për shkak të karantinës dhe pastaj sepse ne kemi pasaporta Amerikane dhe në shume shtete të Ballkanit nuk lejoheshim të udhetonim. Kjo është arsyeja pse ne qendruam për 1 vit në Shkodër. Duhet te jemi të punesuar në Shqipëri ose të kemi biznese qe të marrim leje qendrimi të perhershme por ne jemi pensioniste”.
“Une sapo kam aplikuar tek ambasada Amerikane në Tiranë për pashaporten e re pasi ekzistuesja është drejt skadimit. Mjeti i ri i identifikimit del pas 2 ose 4 javesh por ne duhet te largohemi menjehere nga Shqipëria. Kështu do të mbetem edhe pa pasaporte. Ne e kemi krijuar jeten tonë në Shqipëri. Kemi pritur deri me sot ne shtëpinë tonë 198 vizitor nga Europa dhe jemi kthyer si guide turistike për ta. Covid dhe mbyllja e kufijve na penalizoi”.
Ata kanë vetëm një kërkese për autoritetet shqiptarë.
“Leje për të qëndruar në Shqipëri. Ne nuk duam të largohemi. Te ikim ? Nuk e mendoj edhe tani qe po flas me duket sikur po me dalin lotët do të jetë shume e dhimbshme.Sa shume kujtime kam ketu por shpresoj që autoritetet shqiptarë të na ndihmojnë”.
“Ne duam të qëndrojmë serish në Shqipëri për të pakten edhe 1 vit. Ne kemi udhëtuar të gjithë europen, tani duam të vizitojmë Kosovën por shtëpia jonë është dhe mbetet Shqipëria”.
Ne mbështetje të çiftit amerikan janë edhe banorët e lagjes.
Top Channel