250 mijë euro dhe 16 mln lekë cash në shtëpi e zyrë/ Flet mjeku Edvin Prifi: Punoj në shtet dhe privat, s’kam fshehur asgjë!

13/02/2021 11:52

Prokuroria ka kërkuar në seancën e sotme gjyqësore arrestimin e mjekut Edvin Prifti. Mësohet se atij i është shtuar akuza për Pastrim parash.

Mjeku Edvin Prifti ka deklaruar se ai ka punuar në Itali dhe se të ardhurat e tij, kanë qenë shumë të mira.

“Kam mbaruar me medalje ari, specializim në Siena dhe La Sapienca diplomimin si specialist në kardiokirurgji, punova në San Kamilo, doktoraturë La Sapienca, kam pasur të ardhura shumë të mira në Itali”, është shprehur mjeku Prifti në sallën e gjyqit. 

Gjithmonë do them të vërtetën. S’kam fshehur asnjë gjë. Punoj privat dhe shtet. U befasova nga Prokuroria që kërkoi burg, kam operuar mijëra shqiptarë”, shton ai më tej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA