Yuri Kim

Shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë, Yuri Kim është prekur nga Covid 19.

Përmes një postimi në Twitter ajo ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitive  pas testit të bërë së fundmi. “Miq dua t’ju njoftoj se jam testuar pozitive me Covid 19. Unë do të vijoj të plotësoj detyrat e mia ndërkohë që do të qëndroj e izoluar në shtëpi për ditët e ardhshme”.

Mesazhin Yuri Kim e mbyll me fjalët “Faleminderit për urimet tuaja. Ju lutem qëndroni vigjilentë për shëndetin tuaj”. ambasadorja Yuri Kim ka qenë aktive gjatë kësaj periudhe dhe ka marrë pjesë në takime e aktivitete të ndryshme.

Një ditë më parë ajo ishte në Durrës, ku në një deklaratë për mediat përcolli edhe mesazhin vlerësues në mbështetje të punës së SPAK pas operacionit në Gjykatën e Krujës, ku u vu në pranga për korrupsion gjyqtarja Enkelejda Hoxha dhe disa zyrtarë të tjerë të këtij institucioni.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta