Virologu i njohur italian: ​Pas infektimit me Covid-19, imuniteti zgjat për të paktën 9 muaj

12/02/2021 13:34

Ne ende nuk e dimë sa zgjat imuniteti pasi të vaksinohemi kundër COVID-19, por ne e dimë me siguri që ata që i mbijetuan infeksionit janë imunë midis nëntë dhe 10 muajsh, tha për mediat virologu i mirënjohur italian Andrea Crisanti.

Sipas tij, ky informacion është marrë në një hulumtim të kryer në mes të banorëve të komunës në rajonin e Venecia, ku rasti i parë i infeksionit COVID-19 në Itali u identifikua më 21 mars të vitit të kaluar.

Profesor Crisanti thotë se ata zbuluan se njerëzit që morën infeksionin në valën e parë të pandemisë dhe më pas ranë në kontakt me njerëzit e infektuar të cilët u sëmurën në valën e dytë, jo vetëm që nuk u infektuan por u zbulua se kishin zhvilluar edhe më shumë antitrupa .

“Pra, imuniteti i atyre që kanë pasur infeksion zgjat për të paktën nëntë muaj, dhe shumë ndoshta më gjatë,” përfundoi Crisanti.

Profesor Andrea Crisanti u bë i njohur për strategjinë e tij antiCOVID, e cila sapo është zbatuar në komunën e Venecia.

Ai sugjeroi që kjo të bëhej në mënyrë të tillë që të kryhej testimi masiv i popullatës, dhe duke mos pritur shfaqjen e simptomave të para të infeksionit.

Falë kësaj, Venecia kishte një numër relativisht të vogël të të infektuarve dhe të vdekurve në valën e parë të pandemisë krahasuar me rajonet e tjera italiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA