Veliaj, akuza për PD dhe LSI/ “Po kandidojnë të larguarit nga Vettingu në drejtësi”

12/02/2021 15:18

Drejtuesi politik  i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga deputeti Fatmir Xhafaj, u tha banorëve të njësisë 10 në kryeqytet se të korruptuarit në drejtësi që i kapi rrjeta e vetingut, kanë farkëtuar një aleancë me subjekte politike të opozitës.

“U bë reforma në drejtësi, ikën ata që e kishin uzurpuar. Nëse nuk kanë lidhje me gjyqtarët e prokurorët e korruptuar, pse po i kandidojnë në listat e LSI-së dhe të PD-së? Ata duhet të gëzohen kur hiqen këta çibanë nga trupi i drejtësisë. Përkundrazi, po i marrin në mbrojtje dhe iu thonë hajde kandidoni, pasi ju ka hequr vetting-u, që të kemi mjaftueshëm vend në parlament të bllokohet reforma në drejtësi. Nuk ka për të ndodhur!”, tha ai.

Ndërsa se çfarë përfaqëson në këto zgjedhje Lulzim Basha, Erion Veliaj citoi një prej njerëzve të respektuar në PD.

Keni parë lider botëror që do të marrë pushtetin, por që nuk e voton gruaja e vet? E tha mirë Besnik Mustafaj, kur s’ka besim as familja jote, kërcet diçka, kur del nga shtëpia me votën tënde tek-pull, kërcet diçka, se nuk i bind dot as ata. Çuni i xhaxhait nuk ka besim as te kushëriri i vet! Këta e kanë kollaj, se si në Gërdec thonë: “jo, jo, nuk janë fisi im”. Si? Nuk janë fisi yt? Stili i Saliut, “baxhanaku që vdiq në Gërdec nuk është i imi””, tha ai.

Debatit dhe kritikëve se përse kaq shumë ndërtime në Tiranë, Velija u tha.

Dëgjoja Joridën dje dhe Gert Bogdanin, që thoshin ndërtimet në Tiranë. Pra, kur ndërton familja Tabaku dhe familja Bogdani, ndërtimet janë ok, kur ndërton dikush tjetër, që s’është as i mamit e as i babit, atëherë ndërtimet janë gabim. Vetëm kur PD-ja përfiton, pasurohet, bëhet me 5 vila!”

 

Top Channel