E lindur nga lufta e ftohtë dhe e projektuar me fuqi të mjaftueshme zjarri për të shkatërruar dhjetëra qytete sovjetike në një goditje të vetme, USS Ohio, nëndetëses më të madhe të marinës amerikane që është hedhur ndonjëherë në det, i janë hequr raketat e saj bërthamore.
Por, ajo vazhdon të jetë platforma amerikane e armëve më e frikshme që operon në paqësor. Ndërsa administrata Biden po i demonstron angazhimin e saj aleatëve amerikanë dhe po mbron një indo-paqësor të lirë dhe të hapur, ajo ka zgjedhur të flasë edhe me forcën e saj detare. Në dy javët e fundit, Uashingtoni ka dërguar një destrojer në ngushticën e Tajvanit, duke demonstruar angazhimin e SHBA ndaj ishullit që vetëqeveriset.
I njëjti destrojer ka vijuar më pas drejt ishujve paracel për të sfiduar pretendimet e Pekinit në detin e kinës së jugut. Po ashtu Uashingtoni ka dislokuar dy aeroplanmbajtëse të mëdha për stërvitje në të njëjtat ujëra dhe një nga destrojerët më të rinj të saj në Japoni. Javën e shkuar dërgoi në rajon edhe Ohio, duke e ekspozuar nëndetësen me raketa të komanduara në stërvitjet pranë ishullit japonez të Okinavës.
Ekspertët e cilësojnë USS Ohio dhe simotrat e saj, USS Michigan, USS Florida dhe USS Georgia si shumë të fuqishme. Edhe pse nuk mban më raketa bërthamore, USS Ohio, ka motor bërthamor si të gjithë nëndetëset e marinës amerikane. Marina, i konsideron kapacitetet e saj të pakufizuara. Përmasat e saj të mëdha dhe fuqia e madhe e lejojnë të mbajë 154 raketa Kruiz Tomahawk, 50 për qind më shumë se destrojerët dhe thuajse katër herë më shumë se nëndetëset më të reja ushtarake të marinës.
Top Channel