Bayerni i Mynihut vijon të shtojë kupa në dhomën e trofeve, pasi me Botërorin e Klubeve kompletoi 6-shen e titujve sezonalë, diçka që e kishte arritur vetëm Barcelona e Pep Guardiolës më përpara.
Megjithatë suksesi ndaj Tigres në finalen e Katarit pati kosto për bavarezët, pasi fantazisti Serge Gnabry pësoi një dëmtim, që pritet ta lërë për pak javë jashtë fushave të lojës.
Gjithçka u konfirmua edhe nga ekzaminimet mjekësore të futbollistit të kombëtares gjermane, ndërsa për përballjen me Lazion në Ligën e Kampionëve, trajneri Hansi Flick nuk do të ketë në dispozicion as Thomas Muller.
Ky i fundit ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit dhe menjëherë pas rikthimit në Gjermani është vendosur në një karantinë 10-ditore, ndaj vetëm pas këtij afati mund t’i bashkohet skuadrës në stërvitje, nëse merr përgjigje negative nga tamponi.
Top Channel