Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë një komunikimi për gazetarët është shprehur se nuk gjen dot asnjë arsye për faktin se pse Partia Demokratike nuk është dakord që testimi për votimin elektronike për zgjedhjet e 25 prillit të mbahen në Tiranë.

Më tej Balla është shprehur se nuk duhet të zihen për fletën e votimit në zgjedhjet e 25 prillit, por t’ia lënë KQZ.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se i takon KQZ-së që të vendos formatin se si do të jetë fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit.

“Unë nuk do doja që partitë politike të hyjnë në një diskutim të tillë. I takon KQZ që të përcaktojë një fletë votimi që të jetë e thjeshtë për qytetarët dhe që mos të çojë asnjë votë të pavlefshme. Në këtë këndvështrim, dua të them edhe një herë vlerësimin tone se për herë të parë qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi që të votojnë për kandidatin që ata duan dhe jo vetëm për subjektin politik. Fleta e votës do të jetë e përbërë nga dy pjesë, kandidati por dhe pjesa tjetër, me numra apo shkurtime, që e cakton KQZ. Eksperienca ka tregtuar qe të përdoren numrat për të arritur në formësimin e një flete votimit të vogël, për t’u administruar”, tha Balla.

“Komentet tona janë të qarta, dhe s’do vazhdojmë më me këto diskutime. Është e qartë se disponibiliteti ka qenë që të testojmë teknologjinë e një zone që mos të dështojë ky proces dhe mos të pengojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Nuk e gjej dot arsyen se pse PD s’do që të testohet në Tiranë. Jemi në kushtet e zhvillimit të një para fushatë normale. Uroj që gjithçka të vazhdoj kështu. Nëse i referohemi 12017- 2019, PD dhe LSI që kanë shprehur interes që të futen në zgjedhje, madje një pjesë janë regjistruar. Ndaj në këto kushte, partitë kanë detyrim që të respektojnë normat dhe rregullat e vendosura nga komitetit teknik.”, tha ai.

Taulant Balla nënvizon se marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë janë në nivelin më të mirë të mundshëm.

“Marrëdhëniet e Shqipërisë dhe SHBA është në nivelin më të lartë. Kemi transformuar nivelin dhe kemi bashkëpunuar edhe ekonomikisht, për investime strategjike në vend, që na garantojnë pavarësi të energjisë elektrike, po të kemi parasysh Skavicën, që është projekt në kaskadën e Drinit, që rrit vlerën për mbarë kaskadën. Që kur kryeministri Rama ka marrë pushtetin më 2013, ka qenë që bashkëpunimi politik të shtrihet edhe në planin ekonomik , këtë kemi bërë edhe me BE-në”, u shpreh Balla.

PJESË NGA PRONONCIMI ME GAZETARËT:

Cili është model i PS për fletën e votimit?

Balla: Unë nuk do doja që partitë politike të hyjnë në një diskutim të tillë. I takon KQZ që të përcaktojë një fletë votimi që të jetë e thjeshtë për qytetarët dhe që mos të çojë asnjë votë të pavlefshme. Në këtë këndvështrim, dua të them edhe një herë vlerësimin tone se për herë të parë qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi që të votojnë për kandidatin që ata duan dhe jo vetëm për subjektin politik. Fleta e votës do të jetë e përbërë nga dy pjesë, kandidati por dhe pjesa tjetër, me numra apo shkurtime, që e cakton KQZ. Eksperienca ka tregtuar qe të përdoren numrat për të arritur në formësimin e një flete votimit të vogël, për t’u administruar.

A po shkon votimi elektronik drejt dështimit?

Balla: Komentet tona janë të qarta, dhe s’do vazhdojmë më me këto diskutime. Është e qartë se disponibiliteti ka qenë që të testojmë teknologjinë e një zone që mos të dështojë ky proces dhe mos të pengojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Nuk e gjej dot arsyen se pse PD s’do që të testohet në Tiranë. Jemi në kushtet e zhvillimit të një para fushatë normale. Uroj që gjithçka të vazhdoj kështu. Nëse i referohemi 12017- 2019, PD dhe LSI që kanë shprehur interes që të futen në zgjedhje, madje një pjesë janë regjistruar. Ndaj në këto kushte, partitë kanë detyrim që të respektojnë normat dhe rregullat e vendosura nga komitetit teknik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA