Shtëpia e Bardhë: Së shpejti takim Biden-Netanyahu

12/02/2021 08:18

“Presidenti pret me padurim të takohet me kryeministrin Netanyahu”, tha zëdhënësja Jen Psaki në konferencën e përditshme për shtyp

Washington DC- Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se presidenti Joe Biden do të takohet së shpejti me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, raporton Anadolu Agency (AA).

“Presidenti pret me padurim të takohet me kryeministrin Netanyahu”, tha Psaki në konferencën e përditshme për shtyp, në të cilën foli rreth marrëdhënieve SHBA-Izrael.

“Sigurisht, ai ka një marrëdhënie me Netanyahun që daton prej kohësh. Ai do të takohet me të së shpejti, por aktualisht nuk kam një datë të saktë”, shtoi ajo.

Fakti që Biden ende nuk është takuar me kryeministrin izraelit Netanyahu që nga marrja e detyrës më 20 janar ka shkaktuar debate në mediat amerikane dhe izraelite.

Administrata Biden ka deklaruar se mbështet zgjidhjen me dy shtete për paqen në Lindjen e Mesme, por ka thënë se i njeh marrëveshjet e “normalizimit me Izraelin” të nënshkruara gjatë periudhës së ish-presidentit Donald Trump.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA