Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, reagoi ndaj ndalimit të transmetimeve të mediumit publik britanik BBC në Kinë.
“Ne dënojmë fuqishëm ndalesën e Republikës Popullore të Kinës ndaj BBC World News”, tha Price në një deklaratë.
Duke theksuar se Kina është një nga vendet me kufizimet më serioze ndaj mediave dhe lirive të internetit, Price i bëri thirrje Pekinit që të sigurojë qasje të plotë në internet dhe media.
Ndryshe, Rrjeti Global Televiziv i Kinës (CGTN) njoftoi se transmetimet e BBC-së, përfshirë raportimet se turqit ujgurë janë torturuar dhe përdhunuar në të ashtuquajturat “kampe riedukimi” ku mbaheshin me forcë, u ndaluan me arsyetimin se transmetuesi britanik “ka shkelur parimet e drejtësisë dhe paanësisë në gazetari”.
Top Channel