Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë zbuluar disa strategji për rihapjen e shkollave në kohë pandemie.
Ndërsa vaksinat dhe testimet vijojnë të mbeten në fokus, për rikthimin e nxënësve në bankat e shkollave sugjerohet: mbajtja universale dhe korrekte e maskave; distancimi fizik; larja e duarve; objektet e pastrimit dhe përmirësimi i ventilimit; gjurmimi i kontaktit, izolimi dhe karantina.
Por rekomandimet e reja vijnë në mes të një debati kombëtar se kur dhe si të rihapen shkollat, edhe pse frika e përhapjes së koronavirusit vazhdon dhe një shtytje për t’u dhënë përparësi mësuesve për vaksinat rritet.
“Unë dua të jem e qartë, me këtë strategji operacionale, CDC nuk po urdhëron që shkollat të hapen përsëri. Këto rekomandime thjesht u ofrojnë shkollave një udhërrëfyes të nevojshëm për mënyrën se si jenë të sigurtë teksa po qarkullojnë mutacione të ndryshme të sëmundjes,” tha drejtoresha e CDC, Rochelle Walensky tha në një konferencë për shtyp të Premten.
Top Channel