Në dritaren e recepsionit të spitalit covid 2, ka një shënim.
Për të mësuar se si është gjendja shëndetësore e prekurve nga covid 19,komunikoni me telefon me mjekët. Por duket se jo të gjithë familjarët arrijnë të lidhen me mjekun.
“Kam tre dite që nuk e di se si është nëna ime. Vij nga Italia, atje nuk funksionon kështu. Unë punoj në spital,ne cdo ditë pacientin e nxrrim me kamera me qellim që ta shohë familjari.”
Në ketë dritare ushqimet e panevojshme po refuzohem nga stafi i spitalit. Ndërsa bidonat me ujë jo.
” Nuk na i pranojnë ushqimet,vetëm ujin.”
” Ska ushqime. “
“Kam dorëzuar ushqimet, mi kanë pranuar. ”
Ndërsa pranë spitalit Covid 1, qytetarët ndeshen me të tjera problematika. Mungesa e shtretërve bën qe pacienti të qëndrojë me orë të gjata në ambulancë.
” Kisha kunatin,por më vdiq. E solla sot në mëngjes e mbajtën dy orë në ambulance e çuam në sanatorium ska vende,e sollëm këtu po ashtu. Kur e futën thanë iku. S’po marr vesh gjë. ”
“Kam tezen e shtruar mjeket ndryshe me thonë mua,ndryshe familjareve të tjera. Mua më thonë është mirë. Të tjerave keq. “
Top Channel