Të shtunën në orën 10, gjyqtarja Enkeleida Hoxha së bashku me avokatin Aldo Tabakun dhe të arrestuarit e tjerë do të dalin para gjykatës për tu njohur me akuzat për të cilat SPAK i arrestoi.
Së bashku me ta para gjykatës do dalë edhe mjeku Edvin Prifti i arrestuar pasi përgjimet tregojnë që ai u pagua nga sekretarja e gjykatës për të operuar të ëmën përballë shumës prej 2 mijë euro.
Bazuar në përgjimet Spak thotë se gjyqtarja Enkeleida Hoxha u implikua nga avokati Aldo Tabaku i cili sipas vëzhgimeve ambientale takohej me gjyqtaren në një banesë të marrë me qera në kryeqytet.
Fotografimet e shumta e shfaqin çiftin teksa ata takohen njëkohësisht me kohën kur familjarët e të burgosurit Sajmir Petani përpiqen ta lirojnë nga burgu. Skema e përdorur pasohet me 7 kërkesa të dorëzuara nga i dënuari, dhe ndërsa asnjëra prej tyre nuk i bie gjyqtares Hoxha, sapo e fundit shorton Enkeleida Hoxhën i burgosuri heq dorë nga paditë e tjera.
Këtë preference SPAK e cilëson si gjyqtarja e përzgjedhur qëllimisht për kërkesën që u pranua nga gjyqtarja Hoxha e cila vendosi gjashtë muaj ulje dënimi me negocimin e avokatit nga njëra anë dhe të Bledar Petanit dhe një tjetër ish të dënuari që në telefonata përmend se e njëjta gjë është zbatuar edhe me të.
Rasti i dytë që e ekspozon gjyqtaren Hoxha lidhet sërish me tentativën për të liruar Gentian Nezajn, një i dënuar për drogë për të cilin gjatë bisedimeve kërkohen 15 mijë euro dhe të afërmit e tij të pakënaqur ndërsa flasin me njëri tjetrin shprehen se kjo shumë ja vlente për lirim të menjëhershëm dhe jo ulje dënimi.
Top Channel